“Atletik Klub” është një nga Akademitë e njohura të futbollit që funksionon prej vitesh në Shkodër dhe nga rradhët e saj kanë dalë disa lojtarë që sot luajnë edhe jashtë vendit, por edhe nëpër skuadra të ndryshme të kampionatit shqiptar.
E veçanta e kësaj Akademie është numri i madh i fëmijëve që ka të rregjistruar, por edhe përzgjedhja e stafit teknik dhe përkushtimi i treguar prej tyre. Por ndërkohë Gazeta “SHKODRA SPORT” mëson se ditët e fundit ‘Atletik Klub” ka bërë edhe një ‘goditje” në merkato, duke afruar një rradhët e saj një emër të njohur të futbollit shkodran si Altin Xhahysa.
Ai njihet si një prej trajnerëve më të mirë që punon me moshat në Shkodër dhe prania e tij tashmë në stafin e kësaj Akademie do të jetë edhe një plus më shumë për rritjen e numrit të fëmijëve, por edhe të cilësisë së punës.
Në dy sezonet e fundit, Xhahysa ka qenë pjesë e Akademisë “Djelmnia Shkodrane”, por tashmë për të nis një periudhë e re, tek “Atletik Klub” ku pritet të vërë në zbatim të gjitha njohuritë e tij të trajnimit.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


