Dy skuadrat e Qarkut të Shkodrës që marrin pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë të futbollit shqiptar, pikërisht KF Shiroka dhe Basania, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në mes tyre në prag të startit të sezonit të ri.
Takimi është luajtur pasditen e djeshme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy ekipet.
Duhet thënë se ekipi i Basanias ka bërë një paraqitje deri diku më të mirë se kundërshtari i saj, megjithatë ka qenë thjeshtë një miqësore që u ka shërbyer dy trajnerëve Shytani dhe Freire për të testuar lojtarët dhe mënyrën e të luajturit vetëm pak ditë para startit të kampionatit të ri.
Kujtojmë këtu që ky kampionat do të nisë më 12 shtator dhe të dy ekipet do të kërkojnë të paraqiten sa më mirë. Duhet thënë se të dy ata kanë pësuar shumë ndryshime në krahasim me një sezon më parë dhe tashmë mbetet të presim rezultatet e tyre në ndeshjet zyrtare.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


