FAQJA E PARE KRYESORETjetër ndeshje si titullar për Sabah Kerjotën. Sulmuesi shkodran protagonist në Skoci...

Tjetër ndeshje si titullar për Sabah Kerjotën. Sulmuesi shkodran protagonist në Skoci me Hearts

Shkruar nga Gjergj KOLA

Në mesjavë dhe kontributin e tij në kualifikimin ndaj Rapidit të Vjenës dhe kalimit të Hearts në fazën e grupeve të “Conference League”, ndërsa mbrëmë futbollisti shkodran Sabah Kerjota ka qenë sërish në fushë për skuadrën e tij- Hearts.

Në ndeshjen e kampionatit skocez të futbollit në mes Hearts dhe St. Johnstone, 25 vjeçari i lindur në Shkodër ka qenë titullar nga minuta e parë në fushën e lojës dhe ka qëndruar deri në minutën e 81-të kur është zëvendësuar nga ana e trajnerit të tij.

Një tjetër performancë e mirë e ish- futbollistit të Akademisë Vllaznia që e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri në elitën e futbollit skocez. Në tre ndeshjet e luajtura deri tani, ai e ka nisur si titullar dhe kjo tregon se Kerjota do të jetë gjithnjë e më shumë protagonist këtë sezon.

Sa i takon ndeshjes, Hearts ka fituar me rezultatin 3-1 duke treguar edhe njëherë tjetër se ashtu si sezonin e kaluar, do jetë një nga protagonistet për titullin kampion sërish.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments