FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati

Një lajm i papritur mbërrin këtë mëngjes. Vllaznia e futbollit të femrave nuk do të marrë më pjesë në kampionat. NjNjë lajm i papritur mbërrin këtë mëngjes. Vllaznia e futbollit të femrave nuk do të marrë më pjesë në kampionat. Një gjë e tillë pritet të zyrtarizohet nga drejtuesit e saj në një komunikim që kanë planifikuar me mediat në orën 11:30.

Duket se situata tek Vllaznia nuk është më e qetë edhe pas problemeve të fundit dhe kjo klimë jopozitive e nisur prej vitesh edhe ndaj ekipit të femrave, ka bërë që situata të precipitojë dhe si rrjedhojë ekipi që ka qenë krenaria e futbollit shqiptar të femrave pritet të mos ekzistojë më.

Vllaznia 13 herë kampione e Shqipërisë, skuadra e cila shkoi deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, skuadra e cila solli në Shkodër e Shqipëri emra si Real Madrid, PSG, Çelsi, Juventus, Inter etj, nuk do të jetë më pjesmarrëse e kampionatit shqiptar.

Padyshim që kjo do të jetë një humbje e madhe për futbollin tonë dhe ato që kanë ndikuar për ta çuar situatën deri në këtë pikë, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments