Dorëheqja e Lazër Matisë është një lajm shumë i trishtë! Është një lajm shumë i keq! Është dorëheqja e një modeli shumë të suksesshëm dhe fitues! Është dorëheqja e atij që e çoi futbollin shqiptar në grupet e Champions League! Atij që solli në Shqipëri Realin e Madridit, Çelsin dhe PSG-në!
Arritje unike dhe historike!
Më tha në telefon që dorëheqja e tij është e parevokueshme… Uroj me shpirt që të ndryshojë mendim! Ndërkohë, i them publikisht: Falemnderit Lazër!
Dorëheqja e Lazër Matisë është një këmbanë alarmi për gjithë futbollin shqiptar në përgjithësi, dhe futbollin e femrave në veçanti! Është një këmbanë alarmi për institucionet e sportit shqiptar!


