FAQJA E PARE KRYESOREShënoi në '96, shkodrani Sabah Kerjota i jep fitoren 2-1 Hearts ndaj...

Shënoi në ’96, shkodrani Sabah Kerjota i jep fitoren 2-1 Hearts ndaj Dundee në kampionatin skocez

Shkruar nga Gjergj KOLA

U fut në lojë në ’60 dhe i dha tjetër frymëmarrje manovrës sulmuese të skuadrës së tij Hearts dhe ajo jo vetëm arriti të barazonte rezultatin ndaj Dundee, por edhe të fitonte në fund me shifrat 2-1. Dhe protagonisti kryesor i këtij suksesi ishte pikërisht sulmuesi shkodran Sabah Kerjota.

Ai ka shënuar në minutën e 96-të duke i dhënë një trepikësh me shumë vlerë Hearts i cili me fitoren e sotme është ngjitur në kuotën e 12 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje pas Celtic në kampionatin skocez të futbollit.

Kerjota është vlerësuar maksimalisht për performancën e tij dhe jo më kot “Sofascore” e ka vlerësuar me notën 8.2 dhe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Në këtë mënyrë 25 vjeçari shkodran i rritur tek Akademia Vllaznia tregon edhe njëherë tjetër se ky sezoni i tij i dytë në Skoci po e gjen atë më shumë protagonist. Titullar në disa prej ndeshjes, autor i një goli tashmë por edhe i një asisti të dhënë megjithatë talenti që ka ky djalë premton për të tjera supriza në ndeshjet e ardhshme.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments