FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Brikeno Bizi, 54 vjeç sot – një jetë kushtuar futbollit

ALMANAK/ Brikeno Bizi, 54 vjeç sot – një jetë kushtuar futbollit

Shkruar nga Gjergj KOLA

Dita e sotme është e veçantë për një emër të njohur të futbollit shkodran: Brikeno Bizi. Trajneri aktual i Akademisë Vllaznia feston 54-vjetorin e lindjes dhe padyshim që këtë ditë do ta kalojë në mënyrën më të bukur, së bashku me familjen dhe miqtë e tij.

Ai ka lindur në Shkodër më 7 shtator 1972 dhe gjithë jetën e tij, deri më sot, ia ka kushtuar futbollit. Bizi është një emër i njohur si futbollist i viteve ’90 me Vllazninë, por ka luajtur me sukses edhe me Partizanin, Besëlidhjen dhe Luftëtarin, ndërsa është aktivizuar gjithashtu me sukses në futbollin gjerman.

Ndërkohë, prej disa vitesh ka nisur rrugëtimin në fushën e trajnimit. Fillimisht te ekipet e Akademisë së Adës, më pas krijoi së bashku me Edi Martinin shoqatën “Vllaznimi”, ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e Akademisë Vllaznia, ku ka drejtuar me radhë ekipet U-17, U-15 dhe U-13 ndërsa prej dy sezonesh drejton ekipin Vllaznia “B”.

Pasardhësi i të madhit Sabah Bizi është përpjekur gjithmonë të krijojë profilin e tij si sportist dhe tashmë si trajner. Kjo padyshim e ka bërë një personazh këmbëngulës në arritjen e objektivave që i ka vendosur vetes.

Sot, në këtë ditë të veçantë, Gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin ta urojë Brikenon: “Edhe 100 vite të tjera të lumtura!”, duke i uruar njëkohësisht sa më shumë suksese në rrugëtimin e tij si trajner dhe shumë objektiva të realizuara në të ardhmen.

Gëzuar 54-vjetorin, Brikeno!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments