Trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 0-2 ndaj Kukësit, duke evidentuar mungesën e finalizimit si problemin kryesor të skuadrës.
“Sigurisht që nuk jam i kënaqur, pasi nuk arritëm të shënonim. Nëse do ta kishim bërë këtë, loja do të ishte hapur dhe gjithçka do të merrte një tjetër rrjedhë.
Patëm disa raste, por nuk arritëm t’i finalizonim siç duhet. Sa i përket lojës, nuk është se kam pritshmëritë e mia për më shumë në këtë fazë, por ajo që na mungoi ishte pikërisht finalizimi. Duhet të jemi më të saktë përpara portës”.


