Sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit të Basanias, por në sezonin e ri do të luajë me rivalët e saj, pikërisht me Veleçikun. E kemi fjalën për mbrojtësin shkodran Arsen Elbasani. Ky i fundit siç e shikoni edhe në foto, ka qenë në fushë në ndeshjen miqësore që koplikasit luajtën ndaj ish- skuadrës së tij.
Ky padyshim që mund të konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Besnik Duli sepse kemi të bëjmë me një lojtar i cili tashmë njihet për vlerat e tij.
Në fakt, ambienti në Koplik nuk është i panjohur për Elbasanin sepse me Veleçikun ka luajtur për dy sezone me rradhë, pikërisht në 2021-2022 dhe 2022-2023. Më pas kaloi tek Besëlidhja sepse ish- trajneri i Veleçikut Dritan Smajli e mori me vete tek skuadra lezhjane dhe aty luajti po ashtu për dy sezone të tjera.
Ndërkohë në sezonin 2025-2026 ishte pjesë e Basanias ku bëri paraqitje përgjithësisht të mira, ndërsa tani kthehet sërish tek Veleçiku ku 24 vjeçari që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të tregojë vlerat e tij më të mira.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


