FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBorshi: Duhet t’i kërkojmë falje qytetit dhe tifozëve, ja çfarë nuk shkon…

Borshi: Duhet t’i kërkojmë falje qytetit dhe tifozëve, ja çfarë nuk shkon…

Zv.trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, foli pas disfatës 0 me 2 ndaj Teutës në “Loro Boriçi”, ku analizoi këtë përballje. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:

“Është një moment shumë i vështirë për ne, duhet t’i kërkojmë falje tifozëve dhe qytetit për paraqitjen tonë. Normal që dilet nga kjo situatë, duhet të gjejmë mënyrën sesi. Këto 3 javë pauze do të punojmë shumë, do të flasim. Është një moment i vështirë, janë bërë shumë gjëra bashkë, gjendja sa vjen edhe rëndohet. Në mbrojtje jemi të brishtë, goditemi në momentin më të mirë. Është e vështirë edhe për djemtë, edhe psikologjikisht bëhet malore, vjet kishim 1-2 humbje në shtëpi dhe të gjitha fitore. Çfarë ka kaluar kaloi.

Zgjodhëm këtë sistem, duke pasur parasysh ndërtimin e Teutës, Kallaku zbriste nga sulmi dhe futej një qendër dhe duke pasur parasysh gjatësinë e Umejegos, kërkonin topin e gjatë me Boçin dhe Tolin.

Zbritja e Kallakut krijonte superioritet numerik. E përballuam mirë deri në momentin e golit. Jemi të brishtë në mbrojtje dhe po i dhurojmë golat. Statistikat flasin vetë në këto 5 javë.

Kur pëson golat i pëson si ekip. Nis diku gabimi, edhe finalizohet me gol. Është barra e gjithë ekipit. Nuk ka emra të përveçëm. Theksin e kam te përqëndrimi, i pësojmë në momentin më të mirë tonin. Teuta po rrinte në një bllok të mesëm, në një moment që çeduam nga ndërrimi i krahut, e morëm golin. Nuk mund t’i pësojmë golat në momentin më të mirë.

Duhet t’i finalizojmë minutat e mira. Pasi pësojmë gol bëhet shumë e vështirë. Ndikojnë shumë gjëra, bëhet më i vështirë reagimi. Po të kishim renditje tjetër do të kishte qenë ndryshe puna. Duhet të kalojmë ne në avantazh dhe t’i vendosim ekipet e tjera në presion. Marrim gol dhe është i vështirë reagimi.

Liderat dihen, lojtarët më të vjetër, por edhe djemtë shkodranë, ata e ndjejnë më shumë, është fanella e qytetit. Dhomat janë të shëndetshme, nuk ka harmoni, por po çedojmë psikologjikisht. Duhet të fitojmë një ndeshje, sepse bëhet e vështirë”, deklaroi Ergi Borshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments