FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHeroi i Teutës ndaj Vllaznisë, Umejego: Kam qenë 6 muaj pa luajtur

Heroi i Teutës ndaj Vllaznisë, Umejego: Kam qenë 6 muaj pa luajtur

Sulmuesi Umejego ishte heroi i Teutës, në triumfin 0 me 2 ndaj Vllaznisë, teksa realizoi dopietë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:

“Faleminderit për vlerësimin. Ndihem mirë te Teuta, po përmirësohemi të gjithë ditë pas dite. Kam qenë 6 muaj pa luajtur tek Apolonia dhe po përmirësohem gradualisht. Tani ndihem mirë sepse kam filluar të luaj. Kam pasur probleme me kontratën, tani luaj dhe ndihem mirë.

Është e vështirë, është hera ime e parë në Superiore, po i përshtatem ndeshjeve, po përmirësohem, shpresoj të kem më shumë për të dhënë për skuadrën.

Jam në 75 % të gjendjes sime fizike, nuk kam qenë në gjendjen më të mirë, mund të jap edhe më shumë, falenderoj skuadrën dhe trajnerin që më beson mua.

Nga situata që unë vija është gjë e rëndësishme që ai beson tek mua. Kjo është gjithçka”, përfundoi Umejego.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments