FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVLLAZNIA NDAHET NGA EDI MARTINI, NESËR PRITET EMËRIMI I TRAJNERIT TË RI

VLLAZNIA NDAHET NGA EDI MARTINI, NESËR PRITET EMËRIMI I TRAJNERIT TË RI

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, duke i dhënë fund drejtimit të tij në stolin kuqeblu. Pas një starti të vështirë të sezonit, klubi ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me teknikun shkodran, i cili kishte marrë përsipër drejtimin e skuadrës me objektivin për ta rikthyer te rezultatet pozitive. Megjithatë, rezultatet e javëve të para kanë bërë që rrugët e klubit dhe trajnerit të ndahen në këtë pikë të sezonit.


Tashmë, e gjithë vëmendja është përqendruar te emri që do të marrë drejtimin e Vllaznisë. Nesër pritet emërimi i trajnerit të ri, i cili do të jetë i huaj dhe drejtuesit e klubit mesa duket e kanë gjetur pasuesin e Martinit.

Emri i trajnerit nuk bëhet akoma me dije, por nga sa mësohet nga drejtuesit e klubit bëhet fjalë për një emër, i cili është afruar me synimin për t’i dhënë skuadrës një impuls të ri në vazhdim të kampionatit. Emri i trajnerit të ri pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme, duke nisur kështu një kapitull të ri në stolin e Vllaznisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments