Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, por Edi Martini duket e sifgurtë se nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Ditën e nesërme ekipi do t’i rikthehet procesit stërvitor dhe duket e sigurtë se Martini nuk do të jetë para futbollistëve.
Nga ana tjetër në media kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë të zëvendësuesit të mundshmëm të tij. Emri më i përfolur ka qenë ai i Zekerija Ramadanit, por Gazeta “Shkodra Sport” mëson se një hipotezë e tillë ka rënë poshtë.
Po kush do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë? Gazeta po ashtu sipas burimeve të saj mëson se presidenti Xhaferi është duke parë për disa opsione të tjera dhe të gjithë ato janë të huaj. Duket se kushti që ai ka vendosur për trajnerin e ri është që të jetë i huaj.
Kontaktet janë fokusuar tek 2-3 preej tyre dhe tashmë mbetet vetëm përzgjedhja përfundimtare e njeriut që do të marrë drejtimin e kuqebluve për pjesën e mbetur të sezonit. Një gjë e tillë do të mësohet maksimumi nesër ose pasnesër.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


