FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEZYRTARE/ Alban Xhaferi merr edhe drejtimin e një tjetër ekipi

ZYRTARE/ Alban Xhaferi merr edhe drejtimin e një tjetër ekipi

Zhvillime pozitive për ekipin e futbollit të femrave të Vllaznisë. Ai pritet të marrë pjesë në kampionatin e ri sepse dikush i ka dalë për Zot. Bëhet fjalë për presidentin e KF Vllaznia Alban Xhaferi.

Gazeta mëson se presidenti i kuqebluve duke parë situatën ku ndodhej ekipi i femrave pas dorëheqjes së Lazër Matisë, ka marrë përsipër të jetë ai në krye të ekipit. Ditët e fundit madje ka patur edhe një takim me futbollistet dhe stafin teknik teksa kanë biseduar për edicionin e ri.

Kuptohet që kjo do të jetë një “barrë” për Xhaferin, por ai ka qenë i detyruar të bënte një veprim të tillë sepse askush tjetër në Shkodër nuk u tregua i gatshëm të merrte drejtimin e 13 herë kampioneve të vendit.

Themi i detyruar sepse sipas rregullores së licensimit të klubeve, çdonjëri prej tyre e ka për detyrë të ketë një ekip femrash, të rriturash ose së paku U17. Ideja paraprake ka qenë për të mbajtur ekipin U17 të Vllaznisë dhe për ta shkrirë ekipin e të rriturave, megjithatë përderisa të gjitha futbollistet janë nën kontratë dhe po ashtu edhe stafi teknik, ka vendosur të bëjë një sforco për të marrë edhe administrimin e ekipit të femrave.

Tashmë është njoftuar edhe Federata për këtë gjë dhe pritet vetëm fillimi i kampionatit ku rrugës do të shikohet më shumë për objektivat, megjithatë e sigurtë është që do të synojë dhe të fitojë titullin kampion të rradhës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments