Në bazë të raportimeve të fundit nga “TuttoMercatoWeb”, bëhet e ditur se klubi i Ascolit ka kontaktuar mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj, dhe i ka propozuar një kontratë 2-vjeçare, ndërsa nuk bëhet e ditur paga.
Dëmtimi i mbrojtësit anësor Manuel Alagna ka bërë që trajneri i Ascolit, Francesco Tomei, të kërkojë lëvizje urgjente nga drejtuesit.
Hysaj pëlqehet nga ekipi i Serie B, ku eksperienca e shqiptarit mund të ndihmojë në arritjen e objektivit madhor për këtë sezon, ngjitjen në Serie B.


