Fitorja ndaj San Marinos do të ishte tepër shpresëdhënëse për kombëtaren shqiptare, që është e një tjetër niveli nga Divizioni C i Ligës së Kombeve.
I këtij mendimi është ish-futbollisti, Hamdi Salihi, i cili në një intervistë ekskluzive për Tv Klan, pranoi se kuqezinjtë kanë shanse reale për fitimin e grupit.
Salihi zbuloi edhe ndryshimet mes ish-trajnerit, Sylvinho, ku për disa vite kontribuoi si ndihmës i brazilianit dhe trajnerit aktual, Rolando Maran.
Ish-sulmuesi identifikoi edhe liderin e së ardhmes.
Hamdi Salihi shënoi 11 gola me kombëtaren shqiptare në 50 paraqitje.


