FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE KRYER/ Vllaznia zgjedh trajnerin e ri. Prezantohet këtë fundjavë

E KRYER/ Vllaznia zgjedh trajnerin e ri. Prezantohet këtë fundjavë

Tek Vllaznia duket se ka marrë fund pritja për trajnerin e ri dhe ai pritet të prezantohet në ditët në vijim. Burime të Gazeta “Shkodra Sport” pranë klubit bëjnë të ditur se presidenti Xhaferi ka zgjedhur Csaba Laszlo.

Hungarezi 62 vjeçar me një përvojë të madhe në drejtimin e skuadrave të ndryshme thuhet të ketë arritur akordin me numrin 1 të klubit kuqeblu për të marrë drejtimin e skuadrës në vijim të sezoni.

Laszlo ka drejtuar ekipet si Ferencvaros, Hearts, MTK Budapest, Dundee United e të tjerë, përveçse ka drejtuar kombëtaret e Lituanisë dhe Ugandës dhe ka qenë ndihmës i Lothar Matthaus tek Hungaria.

Kjo do të thotë se epoka “Martini” te Vllaznia tashmë ka përfunduar dhe pritet të nisë ajo “Laszlo”. Prezantimi i trajnerit të ri të kuqebluve mendohet të bëhet këtë fundjavë dhe hungarezi do të nisë menjëherë punën për të bërë skuadrën gati për ndeshjen e ardhshme me Dinamon.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments