Konfirmohet lajmi i para tre ditëve i Gazeta “Shkodra Sport”. Csaba Laszlo do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë duke zënë kështu vendin e mbetur bosh pas largimit të Edi Martinit nga pankina kuqeblu. Konfirmimi ka ardhur pak minuta më parë nga vetë faqja zyrtare e klubit Vllaznia, ndërkohë që trajneri i ri do të nisë punën me skuadrën duke filluar nga pasditja e sotme.
Ja njoftimi zyrtar për emërimin e trajnerit të ri:
“WELCOME TO VLLAZNIA, CSABA LÁSZLÓ!
Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve.
Trajneri i Vitit në Skoci
Trajneri i Vitit në Hungari
Eksperiencë. Personalitet. Ambicie.
Një kapitull i ri fillon në Shkodër.
Mirë se erdhe, Mister!


