FAQJA E PARE FUTBOLLGERARD MIRASHI ASISTON NË FITOREN E VIBONESE, SHQIPTARO-ITALIANI BIND SËRISH

GERARD MIRASHI ASISTON NË FITOREN E VIBONESE, SHQIPTARO-ITALIANI BIND SËRISH

Shkruar nga Namik MEHMETI

Skuadra e Vibonese, në Serie D, Grupi I, ku luan mbrojtësi shqiptaro-italian Gerard Mirashi, vazhdon të luajë e sigurt në fushën e saj, duke mundur 2-0 ekipin e Diagiesse P. Tortora, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë.

Skuadra e Mirashit kaloi në avantazh në minutën e 17-të me Marsicon, duke krijuar një superioritet të dukshëm.

Në pjesën e dytë, trajneri Marra i dha minuta edhe Gerardit, i cili e justifikoi besimin e trajnerit sapo hyri në lojë, si gjithmonë në katërshen mbrojtëse, në krahun e djathtë.

Daljet e tij në ndihmë të sulmit sollën në minutën e 79-të edhe dyfishimin e rezultatit. Një inkursion model, që nga kontrolli i topit, përpunimi i tij dhe një vrapim galopant, i dha mundësinë Mirashit të dhuronte një asist për Castron, duke e nxjerrë të zbuluar përpara zonës së portierit kundërshtar dhe duke i vënë kapakun fitores 2-0.

Ky aksion u duartrokit gjatë nga spektatorët për interpretimin që dhuruan Mirashi dhe Castro.

Vlerësimi për Gerard Mirashin ishte 6.5, me motivimin: “Hyri shpejt në lojë, me vëmendje dhe autoritet.”

Pas kësaj fitoreje, Vibonese u ngjit në vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se kryesuesja e këtij grupi, Reggina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments