FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia gati për ta fituar sot me fitore kampionatin e ri...

BASKETBOLL/ Vllaznia gati për ta fituar sot me fitore kampionatin e ri në përballjen me Elbasanin

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është gati për startin e kampionatin. Ndeshjen e parë të tij do ta luajë pasditen e sotme teksa në orën 18:00 do të presë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Elbasanit.

Kuptohet që duke parë edhe emrin e kundërshtarit, objektivi i vetëm është nisja e kampionatit me fitore megjithatë duhet parë se çfarë do të prodhojë fusha e lojës por edhe duhet pritur për të parë ekipin e Elbasanit në fushë sepse nuk kanë njohje të tij deri më tani.

Ndërkohë trajneri i Vllaznisë Eni Llazani pas përforcimeve që skuadra ka bërë me marjen e gjashtë lojtarëve të huaj, apo dhe të Memçajt nga Teuta si dhe me rinovimin e kapitenit Shestani, duket më i qetë dhe tashmë duhet shumë punë për të bërë harmonizimin e lojtarëve të sapoardhur me njëri- tjetrin.

Për momentin ende nuk ka objektiva të deklaruara por me siguri që ekipi shkodran e ka si detyrim përfshirjen në zonën play- off dhe më pas duhet të shohë se deri ku do të shkojë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments