Ka marrë fund bojkoti i stërvitjes nga futbollistët e Vllaznisë. Paraditen e sotmee ata kanë patur një takim me presidentin Xhaferi dhe duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Si rrjedhojë, menjëherë pas këtij takimi të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i janë drejtuar fushës sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar seancën stërvitore të rradhës dhe duke i dhënë fund kështu bojkotit njëditor.
Normalizimi i situatës sigurisht që ka qenë shumë i rëndësishëm pikërisht në prag të ndeshjes së rradhës me Dinamon e cila do të luhet ditën e dielë në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


