Vllaznia në basketboll për femra e ka nisur mbarë kampionatin duke fituar me rezultatin 78-55 ndaj Partizanit në ndeshjen e javës së parë, e cila u luajt pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Ka qenë një përballje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga vajzat shkodrane të drejtuara nga trajnerja Medina Mustafa dhe si rrjedhojë në fund ka ardhur edhe suksesi me 23 pikë diferencë ndaj kundërshtareve të tyre.
Rezultatet e periodave kanë qenë 25-16, 14-16, 25-7 dhe 14-16 e fundit që ka fiksuar dhe rezultatin e përgjithshëm 78-55. Në këtë ndeshje ka spikatur si zakonisht Bernada Rreshpja që ka shënuar plot 25 pikë duke qenë njëkohësisht edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes.
Ndërkohë pikët e tjera për ekipin e Vllaznisë janë shënuar nga Anisa Bokrina (15), Ingrid Dashja (12), Anisa Musaja (12), Melida Hykaj (7), Sindi Kryeziu (5) dhe Isra Dibra (2).
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


