Ish- drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati ka qenë i ftuar mbrëmë në “Rubrika Sportive” dhe ndër të tjera është ndalur edhe tek ecuria e skuadrës shkodrane në këtë fillim- sezoni. Ai e ka pranuar se ndjehet i zhgënjyer nga një start i tillë dhe pa u ndalur më gjerë tek problematikat, është shprehur se janë bërë disa gabime në ndërtimin e skuadrës.
“Nuk e prisja një start të tillë të kampionatit nga Vllaznia dhe këtë pozicionim të saj në tabelën e renditjes dhe kjo e tregon qartë se kanë gabuar, por pa dashur të vë gishtin se kush ka gabuar sepse kanë gabuar të gjithë.
Rezultatet e deritanishme tregojnë gjithashtu se janë bërë disa gabime në ndërtimin e skuadrës. Krejt ndryshe nga një sezon më parë kur isha i bindur se Vllaznia do dilte kampion, këtë sezon e ka filluar shumë dobët”- është shprehur ndër të tjera Djarmati.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


