FAQJA E PARE KRYESORETjetër gol nga sulmuesi shkodran Gabriel Kulla. Golin e 5-të në kampionat...

Tjetër gol nga sulmuesi shkodran Gabriel Kulla. Golin e 5-të në kampionat ia shënon Genoa-s

Shkruar nga Gjergj KOLA

Tjetër gol për sulmuesin shkodran Gabriel Kulla në kampionatin e të rinjve (U20) në Itali. 18 vjeçari i talentuar i ka shënuar ditën e djeshme edhe Genoa-s dhe ky ishte goli i tij i pestë në këtë kampionat, çka bën që ai të renditet në mes golashënuesve më të mirë të kampionatit.

Kulla ka arritur të shënojë në minutën e 15-të të ndeshjes që Sassuolo U20 ka luajtur në transfertë, por goli i tij nuk ka mjaftuar sepse vendasit e Genoa kanë arritur të barazojnë në fundin e pjesës së parë dhe kështu i gjithë takimi është mbyllur në barazim 1-1.

Megjithatë Kulla e bëri detyrën e tij, të dërgojë topin në rrjetë sepse këtë gjë di të bëjë më mirë se çdo gjë tjetër. Me 5 gola deri më tani, ndonëse nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet në kampionatin U20 ngaqë ka qenë i angazhuar me ekipin e parë të Sassuolo-s, Gabriel Kulla duket se ka hedhur që tani kandidaturën për titullin e golashënuesit më të mirë të kampioatit.

Renditja aktualisht kryesohet nga sulmuesi i Interit Carrara me 7 gola, por me këtë ecuri sulmuesi i kombëtares U21 të Shqipërisë do ta mbërrijë shumë shpejt.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments