Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Ergi Borshi duket se nuk do të vazhdojë më në stafin e ekipit të parë të Vllaznisë, por as nuk do të jetë në drejtimin e skuadrës U17. Pas ndryshimeve që pritet të ndodhin në stafin teknik të kuqebluve, atij i është propozuar ndërrimi i pozicionit, duke marrë drejtimin e ekipit U17, rol që deri tani e ka mbajtur Haris Dalipi.
Megjithatë, mësohet se Borshi nuk e ka pranuar këtë propozim, duke lënë të hapur të ardhmen e tij profesionale. Ndërkohë, burime pranë tij bëjnë me dije se ai ka në shqyrtim mundësi të tjera, pasi mësohet se për shërbimet e tij ka interes nga disa ekipe të “Abissnet Superiore”.
Në këto kushte, mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Ergi Borshin, i cili mund të vijojë karrierën në një tjetër klub të elitës së futbollit shqiptar.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


