FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Andi Hadroj shumë pranë firmës me Vllazninë

E FUNDIT/ Andi Hadroj shumë pranë firmës me Vllazninë

Vllaznia mund të ndërhyjë sërish në merkato dhe Andi Hadroj mund të jetë përforcimi i rradhës për të. Ish- mbrojtësi i Partizanit siç dihet është ende pa skuadër që prej fundit të sezonit të kaluar dhe në këto kushte i lejohet federimi edhe në këtë periudhë që merkatoja është e mbyllur.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me klubin ukrainas Polissya Zhytomyr, duke i dhënë fund aventurës së tij në Ukrainë. Anësori i Kombëtares shqiptare nuk po gjente hapësira në formacionin e skuadrës ukrainase dhe kohët e fundit ishte aktivizuar me ekipin e dytë. Në këto kushte, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, edhe pse kontrata e Hadrojt ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

27-vjeçari është një emër i njohur për futbollin shqiptar. Hadroj ka spikatur veçanërisht me Partizanin, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e Bylisit dhe Laçit.

Tashmë mund t’i bashkohet Vllaznisë e cila ka shumë nevojë për një mbrojtës të djathtë, pozicion ku aktualisht po luan Bardhi ndonëse nuk është një mbrojtës i mirëfilltë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments