Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë një tjetër goditje në merkato, teksa paraditen e sotme ka zyrtarizuar firmosjen me basketbollistin amerikan DANQUEZ DAWSEY. Një përforcim që vjen pikërisht në prag të ndeshjes së sotme ndaj kampiones në fuqi të vendit, Besëlidhjes.
Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë Shoqata e Basketbollit Vllaznia përmes një postimi në faqen e saj ku shkruan:
“WELCOME TO VLLAZNIA, DANQUEZ DAWSEY!
Danquez Dawsey, organizator 1.88 m i gjatë, i bashkohet Vllaznisë pas eksperiencës në NCAA Division I me Lamar University.
STATISTIKAT TE LAMAR (2024–25)
6.2 pikë për ndeshje, 2.2 asistime për ndeshje, 1.8 ribaunde për ndeshje, 37.5% nga distanca për 3 pikë
Në sezonin e tij të fundit te Central Oklahoma, regjistroi mesatarisht 13.8 pikë dhe 5 asistime për ndeshje.
Një guard me eksperiencë universitare amerikane, që vjen për një kapitull të ri me fanellën kuqeblu!
Mirë se vjen në Shkodër, Danquez!”


