FAQJA E PARE KRYESOREElseid Hysaj rikthehet tek Empoli, por vetëm për...

Elseid Hysaj rikthehet tek Empoli, por vetëm për…

Elseid Hysaj ndodhet në ambientet e Empolit ku ka vendosur të stërvitet, për të qëndruar në formë. Bëhet fjalë vetëm për përgatitje me ekipin e të rinjve të Empolit në Monteboro. Skuadra e të rinjve të Empolit aktivizohet në “Primavera”. 

Klubi italian ia dha këtë mundësi, duke qenë se Hysaj ka luajtur më parë aty. Kujtojmë se mbrojtësi i djathtë mund të aktivizohet kudo në vazhdim, duke qenë i lirë që prej verës.

Më parë ishte Vllaznia që i dha të njëjtën mundësi. Hysaj është kthyer në një rast të rrallë te Kombëtarja, duke qenë lider por pa ekip prej disa muajsh.

Oferta e duhur akoma nuk ka mbërritur. Deri tani kanë qarkulluar Italia, Spanja dhe Rusia si vende që kanë shfaqur interes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments