FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlafuriç: Dua të përgëzoj Vllazninë, ishte skuadra më e mirë në fushë...

Klafuriç: Dua të përgëzoj Vllazninë, ishte skuadra më e mirë në fushë sot

“Dua të përgëzoj Vllazninë, ishte skuadra më e mirë në fushë”. Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç i jep meritat kundërshtarit në prononcimin e tij për “Super Gol” pas humbjes 2-0 në “Loro Boriçi”.

“Ne nuk shënuam, kishim mundësi por na mungoi finalizimi. Ne nuk kishim mbajtjen e topit, bëmë shumë gabime dhe kjo ishte arsyeja përse humbëm sot. Dhe për shkak të kundërshtarit sepse pasi shënuan, morën kurajo dhe besim dhe mbështetje nga tifozët”.

“Nëse do shënonim, do kishim më shumë mundësi. Sigurisht që mund të bënim më mirë, edhe nëse je më i miri mund të bësh më mirë. Është ndeshje futbolli, dy kundërshtarë që luajnë me njëri-tjetrin.

“Pse mungoi dëshira për të shkuar te rezultati? Është ndeshje futbolli. Ne provuam. Dhe kundërshtari provoi. Nuk ishte mjaftueshëm sot që të tregonim kualitetin tonë”.v

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments