FAQJA E PARE KRYESORENga Namik Mehmeti/ Historia dhe gjeografia e shpërndarjes së 'Topit të Artë'...

Nga Namik Mehmeti/ Historia dhe gjeografia e shpërndarjes së ‘Topit të Artë’…

Mbrëmjen e së hënës, në Londër, u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2026. Ky edicion ishte jubilar, pasi shënonte 70-vjetorin e çmimit më prestigjioz individual në futbollin botëror.

Në këtë festë të futbollit ndërkombëtar u shënua edhe një risi historike: për herë të parë, ceremonia u zhvillua jashtë Parisit, në kryeqytetin britanik, Londër. Revista prestigjioze France Football, në bashkëpunim me UEFA-n, zgjodhi teatrin London Palladium për të kurorëzuar fituesit e këtij edicioni të veçantë.

Zgjedhja e Londrës nuk ishte e rastësishme. Ajo lidhej me historinë e këtij çmimi, pasi fituesi i edicionit të parë, në vitin 1956, ishte pikërisht një futbollist anglez: Sir Stanley Matthews. Legjenda e futbollit anglez e fitoi trofeun në moshën 41-vjeçare dhe mbetet një nga emrat më të veçantë në historinë e tij.

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, fitues i Topit të Artë 2026 u shpall Harry Kane, 33-vjeçari që është kapiten i kombëtares së Anglisë dhe sulmues kryesor i Bayern Munich. Sipas renditjes përfundimtare, ai la pas francezin Kylian Mbappé, i cili u rendit i dyti, dhe talentin spanjoll Lamine Yamal, që zuri vendin e tretë.

Kane e meritoi këtë vlerësim pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit shënoi 73 gola me klubin dhe kombëtaren. Përveç trofeut kryesor, ai u vlerësua edhe si sulmuesi më i mirë i sezonit.

Sipas kritereve të çmimit, vlerësohen performanca individuale, kontributi në sukseset e skuadrës, talenti dhe loja e ndershme. Në këtë kontekst, sezoni i Kane e vendosi sulmuesin anglez në krye të futbollit botëror. Lamine Yamal, ndërkohë, fitoi trofeun Kopa, që i jepet futbollistit më të mirë të ri nën moshën 21-vjeçare.

Në 70 edicione të Topit të Artë, historia e këtij çmimi është shkruar nga futbollistë të shumë vendeve dhe nga disa prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti. Këtë trofe në 70 vite më shumë e ka fituar Argjentina 8 herë me një protogonist Messin, Franca po 8 herë me Platini 3 here, Portugali 7 here me Ronaldo 5 here, Gjermania 7 here me Beckenbauer e Rumenigge nga 2 here, Hollanda 6 herë me Cryjff 3 herë e Van Basten 2 herë, Anglia 6 here me Keggan 2 herë, Stanley, B.Chartlon, Oven e Kane, Brazili 5 herë me Ronaldo e Ronaldinho 2 herë, Kaka si dhe Italia 5 herë me Sivori, Rivera, Rossi, Baggio e Cannavaro. 70 fituesit perfaqesojne 19 shtete të Europës, Amerikës Latine dhe Afrikës.

Fituesi i vitit 2026, Harry Kane, bëhet kështu futbollisti i pestë anglez që e fiton këtë çmim, pas Stanley Matthews, Bobby Charlton, Kevin Keegan dhe Michael Owen. Një triumf që i jep futbollit anglez një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e Topit të Artë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments