Te Vllaznia vijon puna për të ardhmen dhe si rrjedhojë pak minuta më parë ka prezantuar një tjetër lojtar të ri. Bëhet fjalë për sulmuesin 19 vjeçar Seralb Hotaj. Ai po spikat me lojën dhe golat e tij me ekipin “B” duke e ndihmuar atë të jetë me meritë në krye të renditjes së kampionatit të kategorisë së parë.
Një element i tillë ka qenë në vëmendjen e drejtuesve të klubit të cilët kanë firmosur kontratë profesioniste me të, ashtu siç kanë bërë më përpara edhe me mbrojtësin Flori Spahija dhe portierin Alevio Ndoj. Ja postimi i klubit Vllaznia për këtë lojtar.
“Seralb Hotaj firmos kontratën me Vllazninë!
I formuar në akademinë tonë, hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Një tjetër talent i akademisë që vijon rrugëtimin kuq e blu.
Suksese, Seralb!”


