Shkruar nga Gjergj KOLA
Boksieri me origjinë nga Shkodra Kristian Jubani është renditur i dyti dhe si rrjedhojë ka merituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Rinore që po zhvillohen në Dakar. 17 vjeçari i lindur në Irlandë ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe në finale, por në fund arbitrat i kanë dhënë fitoren 3-2 kundërshtarit të tij.
Jubani që ka përfaqësuar Irlandën në këtë kompeticion kishte mundur më përpara irakenin Almohaimen Takleef dhe më pas meksikanin Alan Jesus Ocampo Cano, fitore këto që i siguruan atij një medalje. Por në finale nuk ia doli duke humbur me rezultat të ngushtë ndaj indianit Ambekar Meetei Lairenlakpa dhe si rrjedhojë është renditur i dyti në peshën 50 kg.
Kujtojmë se boksieri me origjinë nga Shkodra u pat renditur në vendin e dytë dhe pat marrë medaljen e argjendtë edhe në Kampionatin Europian të grupmoshës U19 që u zhvillua në muajin gusht.
Këto rezultate e bëjnë Kristian Jubanin një nga më të mirët në kontinent por edhe në rruzullin tokësor. E ardhmja flet për të dhe me siguri që edhe në garat e ardhshme do ta shohim gjithnjë në zonën e medaljeve.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


