FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Artan Durro/ Kur pasioni nuk njeh çmim...

Opinion nga Artan Durro/ Kur pasioni nuk njeh çmim…

Ka aktivitete që nuk maten me pare, as me shpenzime. Vlera e tyne asht diku tjetër: te pasioni që u jep jetë, te përkushtimi që i çon përpara, te kënaqësia që falin dhe krenaria që mbetet në fund.

Kur çdo gja bahet me zemër, kur ka dëshirë, vullnet e bashkëpunim të sinqertë, ana materiale shumëzohet me zero!

Ka gjana që nuk blihen me pare: buzëqeshja e fëmijëve, emocionet e lojës, duartrokitjet, entuziazmi dhe kujtimet e bukura që mbeten gjatë.

Ndoshta jo gjithmonë duken mundi, koha dhe përkushtimi që fshihen mbrapa çdo aktiviteti, por kur sheh gëzimin në sytë e fëmijëve dhe kënaqësinë e atyne që bahen pjesë e tij, e kupton se ke marrë shpërblimin ma të bukur.

Në fund të fundit, sporti nuk asht veç garë e rezultat. Asht miqësi, edukim, bashkim e, mbi të gjitha, kënaqësi.

Kur gjanat bahen me shpirt, vlera e tyne nuk matet me çmim, por me emocionet që falin dhe gjurmët e bukura që lanë.

E kjo asht pasunia ma e madhe!

Mendimi jem personal, si mësues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments