FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Dy futbollistë nigerianë në provë te Vllaznia, trajneri Laszlo...

VIDEO/ Dy futbollistë nigerianë në provë te Vllaznia, trajneri Laszlo…

Në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Besëlidhjes, në pjesën e dytë të saj, me Vllazninë janë aktivizuar edhe dy futbollistë afrikanë. Bëhet fjalë për nigerianët Ugwu dhe Oderinde. Ata i ishin sugjeruar drejtuesve kuqeblu nga një menaxher dhe stafi teknik ka shfrytëzuar miqësoreen e sotme për t’i testuar.

Ugwu luante si mbrojtës qendre ndërsa Oderinde si mesfushor shkatërrues dhe ata kanë qenë në fushë në 45 minutat e dyta të miqësores me lezhjanët. Në fund të takimit, trajneri Csaba Laszlo është pyetur rreth tyre dhe përgjigja ka qenë kjo.

“Nuk kam ndonjë mendim të qartë për to, do të flas me të dy lojtarët, por mund të them se jemi duke parë diçka tjetër”.

Një përgjigje që tregon qartë se prova e dy nigerianëve mbaron këtu sepse stafi i Vllaznisë ka të tjera pritshmëri për lojtarët që kërkon të afrojë gjatë merkatos së janarit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments