FAQJA E PARE FUTBOLLEKSKLUZIVE/ FSHF miraton nesër 3 fusha të reja për Shkodrën dhe Vau-Dejësin

EKSKLUZIVE/ FSHF miraton nesër 3 fusha të reja për Shkodrën dhe Vau-Dejësin

Më në fund një lajm i mirë për futbollin shkodran. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit do të mblidhet nesër për mbledhjen e rradhës dhe një ndër pikat e rendit të ditës është edhe miratimi i investimeve në infrastrukturë.

Gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive mëson se pikë e rendit të ditës që pritet të marrë edhe miratimin, është edhe investimi i Federatës në ndërtimin e tre fushave të reja. Dy prej tyre do jenë në Bashkinë Shkodër dhe një në Bashkinë Vau Dejës.

Investimet në Shkodër do të jenë për të financuar dy fusha për llogari të KF Shkodra e cila ka kohë që insiston për të patur një investim të tillë, por tashmë duket se janë pjekur kushtet teksa është siguruar toka ku do të ndërtohen ato dhe njëkohësisht është marrë përsipër prej saj edhe investimi në infrastrukturën nëntokësore, ndërkohë që Federata do të financojë tapetin për të dy fushat.

E njëjta gjë edhe për fushën e Bushatit që e ka në përdorim FC Basania. Në fakt ka kohë që ka një marrëveshje paraprake në mes Bashkisë Vau Dejës dhe FSHF-së për ta bërë këtë investim në bashkëpunim me njëra- tjetrën dhe duket se ka ardhur momenti për ta bërë këtë fushë të re dhe me tapet sintetik që do t’i shërbejë shumë futbollit të kësaj zone dhe jo vetëm.

Në këtë mënyrë duket se më në fund po vijnë lajme të mira për futbollin në Shkodër. Pas miratimit të investimit për tre fushat e mësipërme, shumë shpejt pritet të nisë edhe investimi tek katër fushat e kompleksit që do të ndërtojë Vllaznia dhe kësisoj duket se futbolli në Veriun e Shqipërisë do të ketë pak “frymëmarrje”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments