Hearts nuk është kuryer aspak duke shkatërruar Dundee me rezultatin e thellë 8-0 në transfertë. Në këtë sfidë, një meritë absolute drejt këtij suksesi të jashtëzakonshëm pati edhe Sabah Kerjota.
Sulmuesi i Shqipërisë shënoi dy gola, respektivisht në minutat e 23-të dhe tjetrin në të 81-tin.
Kerjota nuk u mjaftua me kaq dhe shërbeu drejt Findlayt për golin e 8-të dhe të fundit të ndeshjes.
Edhe “Sofascore” pati vlerësimin më të lartë për 25-vjeçarin. Kerjota u vlerësua maksimalisht me notën 10, kjo edhe për shkak të ndikimit që pati në fushë. Aktualisht, ylli i Kombëtares numëron 3 gola dhe 3 asiste këtë edicion.


