lldi Gruda ka qenë gjithashtu pjesë e një dokumentari të publikuar nga UEFA për ekipin e Egnatias. Sulmuesi ishte ai që tundi rrjetën në dy ndeshje të rrogozhinasve në grupin e Ligës së Konferencës dhe shpreson që të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
“Për mua personalisht, këta janë gola me një rëndësi të madhe. Është një kompeticion shumë i mirë, në nivele të larta. Por shpresoj që në ndeshjet në vazhdim të arrij të shënoj përsëri, të ndihmoj ekipin dhe të vazhdojmë përpara”, tha ai para kamerave.
Ndërkohë, ai nuk ngurroi të tregonte se shpresonte që nëpërmjet këtij rrugëtimi, të bënte edhe ai emër në skenën ndërkombëtare, si kushëriri i tij, Brajan Gruda.
“Në familjen tonë kemi luajtur të gjithë futboll, duke nisur nga babai, xhaxhallarët dhe vëllai. Njëri që ka kapur majat më të larta është kushëriri im Brajani, i cili për momentin luan te Lajpcig. Për momentin ai është më i famshmi aktualisht, por shpresoj që të bëhem unë i dyti.
Egnatia në fakt është një klub i krijuar për të bërë hapa të mëdhenj drejt arenës europiane. Ne po prodhojmë një futboll të bukur besoj, shpresoj që Shqipërinë ta kemi bërë sadopak krenare me futbollin që po bëjmë. Grupi është fantastik, grup shumë të mirë. Siç jemi jashtë fushës, atë po përcjellim edhe në fushë, kemi harmoni, qeshim, luajmë… Çdo gjë është perfekte”, ishin fjalët e Grudës.


