FAQJA E PARE BOKSPas përgatitjeve në Spanjë, Nelson Hysa mbërrin në Gjermani. Gati për sfidën...

Pas përgatitjeve në Spanjë, Nelson Hysa mbërrin në Gjermani. Gati për sfidën e së shtunës ndaj Kabayel

Boksieri shkodran Nelson Hysa i ka dhënë fund përgatitjeve për një muaj e gjysëm në Spanjë dhe pasditen e djeshme ka mbërritur në Gjermani ku do të bëhet gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Agit Kabayel.

Bashkë me të ka qenë edhe trajneri kubanez me të cilin ka punuar gjatë kësaj periudhe, por edhe pjestarët e tjerë të stafit. Ndërkohë që ashtu siç është bërë e ditur, sot me kampionin shqiptar do të bashkohen në Dusseldorf edhe stafi që do të mbërrijë nga Shqipëria i përbërë nga Zef Gjoni, Jetmir Kuçi dhe Lazarin Vila.

Ndeshja e madhe e 28 nëntorit po afron dhe gjithçka tashmë duket gati. Trajneri Gjoni e ka thënë në një intervistë për “Shkodra Sport” se duhet të kalojnë edhe 100 vjet të tjera për të parë një arritje të tillë të boksit shqiptar si kjo e Nelsonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments