...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia paguan për Krymin. Mesfushori nesër në fushë ndaj Partizanit

Vllaznia paguan për Krymin. Mesfushori nesër në fushë ndaj Partizanit

Mungesat në formacion por edhe problemet me disa lojtarë të tjerë që kanë patur dëmtime, ka detyruar drejtuesit e Vllaznisë që të hedhin sytë nga mesfushori Ardit Krymi. Ky i fundit ka qenë i dënuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës por pas shlyerjes të gjysmës së dënimit, sipas rregullores së FSHF- së, duke paguar shumën përkatëse që ajo parashikon në mënyrë që t’i falet pjesa e mbetur e tij. Ky veprim është kryer gjatë ditës së djeshme dhe për rrjedhojë, ai mundet të luajë në takimin e rradhës ndaj Partizanit.

Kjo gjë e ka ngrohur trajnerin Gjoka i cili kësisoj do të ketë një forcë më shumë në dispozicion për takimin e nesërm ku do të kërkohet patjetër marrja e një rezultati pozitiv.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.