HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESamet Ruqi bëhet "ujk". Bëni qejf "çakej" derisa të ngrihemi ne në...

Samet Ruqi bëhet “ujk”. Bëni qejf “çakej” derisa të ngrihemi ne në këmbë

Situata tek Vllaznia nuk është aspak e mirë dhe disa prej titullarëve në fakt nuk po ndihen në këtë periudhë. Ajo që të bën përshtypje se është një personazh jo shumë i njohur deri para tre javësh, ai që kërkon të marrë rolin e liderit për t’i dalë zot Vllaznisë. E kemi fjalën për Samet Ruqin, 22 vjeçarin që erdhi nga ekipi “B” dhe në tre ndeshjet e fundit ka luajtur si titullar me ekipin e parë duke treguar një performancë të mirë. Sot ndërkohë, ai ka çuditur jo pak me një status në rrjetin social facebook ku shkruan:

“Sundimi i çakajve zgjat derisa ujku të ngrihet në këmbë”. Kjo si për të thënë se ekipet e tjera (çakejt) do bëjnë qejf derisa ujku (Vllaznia) të ngrihet në këmbë. Të jetë vërtetë kështu? E rëndësishme është që ky djalosh i ri ka guximin për të parë përpara dhe për të garantuar kthesën e kuqebluve.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments