Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka zhvilluar mbledhjen e radhës së kryesisë së saj, e fundit për këtë vit, e cila ka vendosur që ndeshjet e Kupës së Shqipërisë të nisin në fund të janarit. Ashtu si sezonet e fundit edhe ky edicion i Kupës do të nisë me fazën çerekfinale, që do të zhvillohet pas një muaji, ndërsa javën e parë të shkurtit pritet të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të këtij eventi. Ende nuk dihet se cili do të jetë kalendari, që do të bëhet publik javën e parë të janarit.

Kryesia u ka kërkuar shoqatave dhe klubeve sportive që të shlyejnë të gjitha detyrimet për sa i përket kampionateve të moshave, të rinj dhe të reja, brenda datës 31 dhjetor, ndërsa kalendari do të përcaktohet më datën 7 janar. FSHB ka miratuar edhe anëtarësimin e shoqatës sportive të basketbollit “Dinamo” si anëtare e Federatës Shqiptare të Basketbollit. Ndërsa analiza vjetore e këtij sporti do të zhvillohet më datën 28 nëntor, ora 13:00, pranë “Sky Tower”.telesport.al