Situata tek Vllaznia nuk është aspak e mirë dhe disa prej titullarëve në fakt nuk po ndihen në këtë periudhë. Ajo që të bën përshtypje se është një personazh jo shumë i njohur deri para tre javësh, ai që kërkon të marrë rolin e liderit për t’i dalë zot Vllaznisë. E kemi fjalën për Samet Ruqin, 22 vjeçarin që erdhi nga ekipi “B” dhe në tre ndeshjet e fundit ka luajtur si titullar me ekipin e parë duke treguar një performancë të mirë. Sot ndërkohë, ai ka çuditur jo pak me një status në rrjetin social facebook ku shkruan:

“Sundimi i çakajve zgjat derisa ujku të ngrihet në këmbë”. Kjo si për të thënë se ekipet e tjera (çakejt) do bëjnë qejf derisa ujku (Vllaznia) të ngrihet në këmbë. Të jetë vërtetë kështu? E rëndësishme është që ky djalosh i ri ka guximin për të parë përpara dhe për të garantuar kthesën e kuqebluve.

© shkodrasport.com