...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMe Malotën mbyllet merkatoja e Vllaznisë. Por...kurrë mos thuaj kurrë

Me Malotën mbyllet merkatoja e Vllaznisë. Por…kurrë mos thuaj kurrë

Me firmat e sotme të Mersinit dhe Malotës duket se merkatoja e Vllaznisë tashmë ka marrë fund. Me katër firma në kontratë brenda pak ditësh, kuqeblutë duket se kanë plotësuar vendet ku kishin nevojë dhe tashmë skuadra duket shumë më e fortë. Të paktën në letër. Xhevahir Sukaj, Sedat Berisha, Ergis Mersini dhe Renato Malota, kanë krijuar një katërshe për t’u respektuar e ardhur nga merkatoja dhe në pamje të parë, tashmë ajo duket e mbyllur për skuadrën shkodrane.

Por, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në afatin përfundimtar të mbylljes së lëvizjeve të futbollistëve, gjithçka mund të ndodhë. Sepse, kurrë nuk thuhet kurrë. Mbase mund të dalë ndonjë variant të cilit drejtuesit nuk mund t’i thonë “jo”. Por gjithsesi, në pamje të parë, merkatoja e Vllaznisë ka marrë fund mbrëmjen e sotme.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.