Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARENga "Vllaznia B" largohet edhe një tjetër futbollist cilësor

Nga “Vllaznia B” largohet edhe një tjetër futbollist cilësor

Ekipi i dytë i klubit shkodran- “Vllaznia B”, po vuan pasojat e largimeve të njëpasnjëshme të lojtarëve. Pas Bekim Demës, është larguar edhe një tjetër futbollist dhe kjo natyrisht që ka krijuar një boshllëk në rradhët e tij por ai pritet të mbushet me të tjerë lojtarë. I dyti futbollist që ka tërhequr dokumentacionin në klub është Bekim Erkoçeviq.

Mesfushori 25 vjeçar nga ana tjetër mësohet të ketë arritur një marrëveshje me ekipin e Besëlidhjes dhe madje nga pasditja e sotme ka nisur stërvitjen me të. Kujtojmë se ky lojtar ka luajtur edhe para dy sezonesh me lezhjanët dhe rikthehet sërish aty për të vijuar karrierën e tij.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments