HomeBOKSJurgen Uldedaj fiton edhe ndeshjen e tetë. Mund çekun Jakub Synek

Jurgen Uldedaj fiton edhe ndeshjen e tetë. Mund çekun Jakub Synek

Mbrëmjen e sotme boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj ka marrë fitoren e tetë në boksin profesionist. Në ndeshjen e zhvilluar në “Sportarena Halle” të Gjermanisë, ai ka patur përballë boksierin çek Jakub Synek.

Ky i fundit ka patur 8 fitore të arritura në po kaq ndeshje të zhvilluara në boksin profesionist dhe ndonëse në pamje të parë ka qenë një kundërshtar më me përvojë, nuk ia ka dalë dot të përballë vrullin e 20 vjeçarit shqiptar.

Uldedaj në fund ka triumfuar duke arritur kësisoj fitoren e 8-të në po kaq ndeshje të zhvilluara në boksin profesionist.Një karrierë e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me siguri që do të vazhdojë me të tjera suksese në të ardhmen.
© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments