HomeFUTBOLLKATEGORIA E DYTEAda humbet sërish, viti 2018 ka nisur si mos më keq për...

Ada humbet sërish, viti 2018 ka nisur si mos më keq për velipojakët

Pasi ka humbur me Kevitan në transfertë në ndeshjen e parë të këtij viti, Ada humb edhe në fushën e vet.

Këtë herë ndaj Internacional në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës.

Alimadhi ka shënuar të vetmin gol të kësaj ndeshje në ’44 por që i ka mjaftuar Internacionalit që të dilte me tre pikë nga Velipoja.

Në fakt vendasit ishin të bindur se kjo ndeshje do të fitohej nga ana e tyre por nuk ka ndodhur kështu.

Një humbje që “prish” humorin edhe për vazhdimësinë. Pas 15 ndeshjesh kampionat Ada ka mbetur në kuotën e 16 pikëve, po aq sa edhe Kukësi B, me të cilin do të luajnë edhe një ndeshje të prapambetur.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments