Pasi ka humbur me Kevitan në transfertë në ndeshjen e parë të këtij viti, Ada humb edhe në fushën e vet.

Këtë herë ndaj Internacional në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës.

Alimadhi ka shënuar të vetmin gol të kësaj ndeshje në ’44 por që i ka mjaftuar Internacionalit që të dilte me tre pikë nga Velipoja.

Në fakt vendasit ishin të bindur se kjo ndeshje do të fitohej nga ana e tyre por nuk ka ndodhur kështu.

Një humbje që “prish” humorin edhe për vazhdimësinë. Pas 15 ndeshjesh kampionat Ada ka mbetur në kuotën e 16 pikëve, po aq sa edhe Kukësi B, me të cilin do të luajnë edhe një ndeshje të prapambetur.
© shkodrasport.com