Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMOSHATVllaznia U-19 sot për titullin e dytë kampion rradhazi. Synon trofeun e...

Vllaznia U-19 sot për titullin e dytë kampion rradhazi. Synon trofeun e tretë sezonal

Pasditen e sotme në “Elbasan Arena” do të zhvillohet finalja e kampionatit të grupmoshës U-19 në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Shkodranët janë kampionët në fuqi të vendit dhe kësisoj do të tentojnë titullin e dytë kampion rradhazi.

Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse edhe vlonjatët kanë të njëjtin objektiv por kuqeblutë duken të vendosur për të bërë mirë.

Ata kanë fituar edhe Kupën e Shqipërisë për këtë sezon dhe po ashtu edhe titullin kampion në grupin A.

Sot pasdite do të tentojnë trofeun e tretë sezonal. Trajneri Luan Zmijani është i bindur se skuadra e tij do ia dalë edhe këtë herë.

Vllaznia U-19 ka udhëtuar që pasditen e djeshme nga Shkodra dhe është sistemuar në një nga hotelet e Elbasanit dhe çdo gjë duket gati për finalen që do të startojë në orën 17.00.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments