Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARE“Vllaznia B” do të shkrihet? Trajneri Kraja zbulon situatën

“Vllaznia B” do të shkrihet? Trajneri Kraja zbulon situatën

Ishte përfolur për një shkrirje të mundshme të Vllaznisë B, por së fundmi është trajneri i kësaj skuadre, Ervis Kraja që ka mohuar gjithçka.

Tekniku i njohur, në një intervistë për Star Plus ka deklaruar se nuk ka dijeni në lidhje me këtë çështje, pasi nuk i është komunikuar një vendim i tillë nga zyrtarët e klubit.

Gjithashtu ai ka theksuar se drejtuesit duhet të shlyejnë të gjithë lojtarët nga ana ekonomike.

Kujtojmë që Kraja mori drejtimin e Vllaznisë A në dy ndeshjet e fundit, por që nuk arriti të mbijetonte në Superiore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments