Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFSHF ftesë klubeve të Superligës për një tryezë bashkëpunimi para startit të...

FSHF ftesë klubeve të Superligës për një tryezë bashkëpunimi para startit të kampionatit

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një tryezë bashkëbisedimi me përfaqësuesit e 10 klubeve të Superligës, në prag të kampionatit të ri, që starton ditën e premte.

Kjo tryezë do të mbahet nesër, në 11:00, në ambientet e FSHF-së.

Në këtë takim do të diskutohet për mbarëvajtjen e sezonit të ri, për ato pika që i shqetësojnë më shumë klubet tona aktualisht.

Një tryezë, që nuk është se do të zgjidhë gjë për klubet, sepse në fund të fundit, FSHF-ja do të vendosë vetë për gjithçka, si gjithmonë.

Mbetet të shihet se cilat klube do të kenë përfaqësuesit e tyre në këtë takim në Federatë. / Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments